Tetova po përjeton një valë të re të mobilizimit politik, ku dhjetëra aktivistë të Forumit Rinor të BDI-së dhe të nëndegës së BDI-së në lagjen Teqe i janë bashkuar koalicionit VLEN!
Ky është një zhvillim i jashtëzakonshëm, i cili shënon një kthesë të madhe në skenën politike locale, më shumë se 40 persona në mënyrë të organizuar, me një akt të qartë politik, janë distancuar nga BDI dhe janë rreshtuar pas VLEN-it dhe vizionit të kryetarit të Tetovës, Bilall Kasami.
“Ky trend i largimit nga BDI dhe bashkimit me VLEN ka nisur kohë më parë në heshtje, por tani po merr hov publik. Politikat destruktive dhe prapaskenat manipulatore kanë bërë që të rinjtë dhe strukturat e BDI-së të zgjedhin ndryshimin dhe të përqafojnë punën kolosale të Kasamit në transformimin e Tetovës”, ka deklaruar shefi i shtabit qendror të VLEN-it, Adnan Azizi.
Sipas tij, ky është vetëm fillimi i një vale të madhe kalimesh, që do të përfshijë çdo nëndegë të BDI-së në Tetovë. “Lagjja Teqe është vetëm pika e pare, shumë të tjerë janë gati të vërshojnë drejt VLEN-it. Fillon shembja totale e BDI-së në Pollog!”, thekson Azizi.
VLEN po bëhet magneti i vetëm për ata që duan vizion, përparim dhe fund të një epoke të konsumuar politike.