Trump: Askush nuk mund ta besojë suksesin tonë, 48 udhëheqës iranianë të vdekur në një sulm

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka deklaruar se 48 udhëheqës iranianë janë vrarë nga sulmet amerikane dhe izraelite.

“Askush nuk mund ta besojë suksesin që po kemi, 48 udhëheqës janë vrarë në një sulm të vetëm. Dhe situata po evoluon me shpejtësi”, tha Trump në një intervistë me Fox News.

Në të njëjtën kohë, në deklaratat për CNBC, ai tha se operacionet ushtarake amerikane në Iran po ecin përpara afatit.

“Është një regjim shumë i dhunshëm, një nga regjimet më të dhunshme në histori. Ne po e bëjmë punën jo vetëm për veten tonë, por edhe për botën. Dhe gjithçka po ecën përpara afatit”, tha Trump.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu