Presidenti i SHBA-ve Donald Trump nuk resht së lëshuari mesazhe të forta në drejtim të Rusisë, ku pasi i sfidoi që po të mundeshin le t’i rrëzonin raketat e tij ndaj Asadit ai ka thënë se marrëdhënies me dy superfuqive janë më të këqija se kurrë.
“Raportet tona me Rusinë janë tani më të këqija se kurrë. Madje, më të këqija se sa gjatë Luftës së Ftohtë. Nuk ka asnjë arsye për këtë.
Rusia ka nevojë që t’a ndihmojmë me ekonominë e saj. Diçka që mund t’a bëjmë lehtësisht. Ne duam që të gjithë vendet të punojnë sëbashku. A ndalojmë garën në armatim”., – ka shkruar Trump në Tëitter pak minuta më parë, përcjell Albeu.com.
Më parë, Trump kishte shkruar se Rusia nuk mundet që të ndalojë sulmin me raketa ndaj Bashar Al Asadit duke theksuar se ai ishte një vrasës që i gëzohej vrasjes së popullit të tij me gaz helmues. /albeu