Trump: Është arritur përparim i madh në marrëveshjen me Kinën

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump ka njoftuar se në bisedën telefonike me presidentin e Kinës Xi Jinping është arrtiur një përparim i ndjeshëm për marrëveshjen në lidhje me krizën tregtare mes dy vendeve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nëpërmjet Twitterit, Trump ka thënë: “Kam zhvilluar një bisedë telefonike të gjatë dhe shumë të mirë me presidentin e Kinës, Xi Jinping. Marrëveshja po shkon shumë mirë. Nëse do të arrihet ajo është gjithëpërfshirëse dhe do të përpërfshijë të gjitha çëshjet, fushat dhe pikat e mosmarrëveshjes”.

Trump dhe presidenti kinez Xi Jinping gjatë një takimi të zhvilluar në kaudër të Samitit të liderëve G20 të mbajtur në Buenos Aires të Argjentinës u dakordësuan mbi një “armëpushim” 90 ditor për të parandaluar rritjen e luftës tregtare me rritjen e tarifave të reja e cila vazhdon mes dy vendeve prej disa kohësh.

“Armëpushimi”, i cili siguron që administrata e Washingtonit të pezullojë vendimin për të rritur tarifën prej 10 në 25 për qind që do të fillonte më 1 janar ndaj produkteve kineze me vlerë 200 miliardë dollarë, ka parandaluar që palët të vendosin taksa të reja doganore ndaj njëra-tjetrës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu