Trump hedh poshtë pretendimet: Programi bërthamor i Iranit u shkatërrua

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka ritheksuar se vendet bërthamore në Iran u shkatërruan plotësisht nga sulmet ushtarake amerikane, pavarësisht një vlerësimi të inteligjencës që hedh dyshime mbi suksesin e tyre.

Detajet e vlerësimit fillestar të dëmit nga Agjencia e Inteligjencës së Mbrojtjes e Pentagonit u raportuan nga mediat ndërkombëtare.

“Tre centralet bërthamore në Iran u goditën “në mënyrë perfekte” dhe u shkatërruan”, ka ritheksuar Trump.

Ndërkohë, një armëpushim midis Izraelit dhe Iranit se po vazhdon të mbahet, pasi të dy kombet e pranojnë se është në fuqi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu