Trump kërcënon Erdoganin: Liro priftin ose do kesh pasoja (FOTO)

Pjesë e “Gjuetisë së Shtrigave” në Turqi ka rënë edhe një prift protestant amerikan i cili ndodhet për afërsisht dy vite në burg me akuzën se kishte qëllim të kristianizonte kurdët.

Pavarësisht thirrjeve të shpeshta nga Donald Trump për lirimin e Andrew Brunson, Turqia përsëri e la në arrest shtëpiak.

E për këtë nuk ka munguar edhe twiti i Trumpit i cili ia ka bërë të qartë Turqisë se do të ndërmarrë sanksione kundër saj.

“SHBA, do të sanksionojë ashpër Turqinë pasi ka mbajtur për një kohë të gjatë në burg priftin protestant Brunson.” tha Trump.

Ndërkaq të njëjtin paralajmërim e ka dhënë edhe zv.Presidenti Amerikan Mike Pence.

Nga ana tjetër Turqia nuk duket se ka në plan ta lirojë priftin amerikan.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu