Trump: Më lehtë është me Kinën, Rusinë dhe Korenë e Veriut se sa me demokratët

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump deklaroi se më rëndë është të bashkëpunohet me Partinë Demokratike se sa me Kinën, me Rusinë dhe Korenë e Veriut.

Trump gjatë vizitës në Viskonsin, në suaza të fushatës parazgjedhore, deklaroi se partia opozitare është më e pamatur nga cilido shtet i cituar.

Ai tregoi se një mik i tij prej më parë e ka pyetur se me cilin vend është më rëndë të bashkëpunohet, ndërsa Trump u përgjigj se kombi me të cilin është më rëndë të bashkëpunohet janë demokratët në SHBA.

“Me demokratët në SHBA është shumë rëndë të bashkëpunohet se sa me cilindo lider të këtyre vendeve. “Ata janë larg mençurisë, ndërsa në tërësi janë edhe pak të çmendur”, theksoi Trump.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu