Trump në Bordin e Paqes: Shqipëria dhe Kosova do dërgojnë trupa në Gaza

Në fjalën e tij në takimin inaugurues të Bordit të Paqes në Washington presidenti Donald Trump tha se Indonezia, Maroku, Shqipëria, Kosova dhe Kazakistani “kanë angazhuar trupa dhe policë për të stabilizuar Gazën”.

Trump shtoi se vende të tjera, si Egjipti dhe Jordania, “po ofrojnë gjithashtu ndihmë shumë, shumë të konsiderueshme” për të krijuar “një forcë policore palestineze shumë të besueshme”.

“Kombet që janë këtu sot, nuk do të mbledhin thjesht para, por disa do të dërgojnë persona për të mbikëqyrur dhe siguruar një paqe të sigurt në Gaza. Indonezia shumë faleminderit. Maroku faleminderit shumë. Shqipëria, Kosova, Kazakistani të gjithë kanë premtuar trupa dhe polici në Gaza. Mendoj që do të kemi disa njerëz shumë të mirë në atë forcë policie. Të gjitha këto vende po punojnë për një vizion që ka të bëjë me paqen në Lindjen e Mesme. Tani është koha për Iranin që të na bashkohet. Nuk duhet të bëjnë destabilitetin në rajon. Nëse nuk arrihet marrëveshja gjëra shumë të këqija do të ndodhin”, tha Trump.

Udhëheqësit e disa kombeve, përfshirë Kazakistanin, Azerbajxhanin, Emiratet e Bashkuara Arabe, Marokun, Bahreinin, Katarin, Arabinë Saudite, Uzbekistanin dhe Kuvajtin, “kanë kontribuar të gjithë më shumë se 7 miliardë dollarë për paketën e ndihmës, tha Trump.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu