Trump ngatërron përsëri Armeninë me Shqipërinë

Presidenti amerikan Donald Trump ka ngatërruar përsëri Armeninë me Shqipërinë. Këtë të enjte, më 18 shtator, ndërsa mbante një konferencë për mediat me kryeministrin britanik Keir Starmer, Trump nisi të rendisë sukseset e tij në dhënien fund të luftërave në mbarë botën. Këtu ai përmend konfliktin e gjatë midis Armenisë dhe Azerbajxhanit.

Trump kujtoi momentin kur i solli dy liderët së bashku në Shtëpinë e Bardhë, kur ata nënshkruan një angazhim për paqe, pas dekadash konflikti të ndërprerë mbi territorin e diskutueshëm të Nagorno-Karabakut.

Por pasi tha se ka “zgjidhur” konfliktin, ai i referohet Armenisë si “Shqipëria” dhe Azerbajxhanit si “Aberbajxhan”.

Kjo është hera e tretë në javët e fundit që ngatërrohet me këto vende.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu