Trump: Nuk besoj se Kina dhe Rusia po e ndihmojnë Iranin

Screenshot

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë gjatë së hënës se nuk beson aspak që Kina dhe Rusia po e ndihmojnë Iranin, duke shtuar se Moska dhe Pekini do të humbnin shumë nëse do t’i ofronin mbështetje Teheranit.

Trumpi ka thënë në Truth Social se ka parë komente nga kritikët dhe kundërshtarët e tij se Kina dhe Rusia po ndihmonin Iranin.

“Nëse po e bëjnë, është në një nivel shumë të ulët, por unë nuk besoj fare se janë duke e bërë. Ata do të kishin shumë për të humbur, dhe ne do ta dinim këtë, madje do ta kuptonim shumë shpejt”, ka shkruar Trumpi, raportoi Reuters.

Ai ka thënë në korrik se beson se Kina dhe Rusia nuk e ndihmojnë Teheranin në luftë, por paralajmëroi se nëse ato përfshihen “do të ishte shumë keq për ta”.

Shtetet e Bashkuara dhe Irani kanë qenë në luftë që nga 28 shkurti, kur SHBA-ja dhe Izraeli sulmuan Iranin dhe Teherani u përgjigj me sulmet e veta ndaj Izraelit dhe shteteve të Gjirit që strehojnë bazat amerikane.

Sulmet SHBA-Izrael ndaj Iranit dhe sulmet izraelite ndaj Libanit kanë vrarë mijëra njerëz dhe kanë zhvendosur miliona të tjerë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu