Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, raportohet se po i prinë një nisme që të largoj nga zinxhirët e furnizimit global nga Kina si përgjigje ndaj reagimit shkatërrues të Partisë Komuniste Kineze ndaj pandemisë që buroi në shtetin e tyre.
Rënia ekonomike dhe rastet e vdekjeve nga korona virusi në SHBA kanë nxitur shtysën mbarë qeveritare për të hequr varësinë e prodhimit dhe zinxhirin furnizues të SHBA-së nga Kina, edhe nëse bartet tek shtetet më miqësore, thanë zyrtatrë të tanishëm dhe të dikurshëm të administratës amerikane thanë për Reuters.
“Departamenti Tregtisë së SHBA-s, agjenci shtetërore e të tjera po shqyrtojnë se si të nxisin kompanitë të bartin burimet dhe prodhimin nga Kina. Stimuj tatimor dhe subvencione të bartjes janë disa prej masave që po konsiderohen për të shtyrë ndryshimin” thanë këta zyrtarë për Reuters.
Zëvendës Sekretari për zhvillim ekonomik, Energji dhe Ambient në Departamentin e Shtetit Amerikan, Keith Krach, tha për Reuters se SHBA ka punuar në zbritjen varësisë së furnizimit nga Kina, por për shkak të ngjarjeve të tanishme administrata “ turbo përshpejtuar këtë nismë”.
Përfshi edhe vendosjen e tarifave masive të reja ndaj Kinës, Reuters raporton se administrata e Trump po synon krijimin e një aleance të “partnerëve të besueshëm” të emëruar “Rrjeti i Prosperitetit Ekonomik”.
Presidenti Trump edhe pasi të votohej në post gjatë fushatës elektorale e kishte pjesë kryesore konfrontimin me Kinën, dhe kishte paralajmëruar kompanitë dhe shoqërinë amerikane për rrezikun e varësisë. Tani ky zhvillim po vjen edhe pasi Kina sipas raporteve të agjencive të inteligjencës gënjeu botën qëllimisht për rrezikun e pandemisë për të pasur kohë të grumbulluar rezerva të pajisjeve mjekësore.
Ata po ashtu ishin në dijeni se koronavirusi i ri transmetohej nga njeriu në njeri 6 javë para se të bënin këtë publike në botë.










