Trump prezantoi ‘nënën’, ndërsa Putin ‘babain’ e të gjitha bombave (VIDEO)

FOAB, e përcaktuar si babai i të gjithë bombave (Father of All Bombs) mund të konsiderohet si homolog i bombës së mësipërme, por me origjinë ruse.

Në këtë rast, kemi të bëjmë me një bombë termobarike me rënie të lirë.

Forcat e armatosura ruse konfirmojnë se ka një fuqi katër herë më të madhe sesa MOAB’a amerikan dhe për këtë arsye konsiderohet arma më e fuqishme jo bërthamore në botë.

Bomba raportohet se është katër herë më e fuqishme se bomba e Ushtrisë Amerikane ‘GBU-43 / B Massive Ordnance Air Blast’ (akronimi zyrtar ushtarak i të cilit “MOAB” i cili shpesh është dhënë jozyrtarisht si “Nëna e të gjitha Bombave).

Kjo pajisje ruse pra do të ishte arma më e fuqishme konvencionale (jo-bërthamore) në botë. Vërtetësia e pretendimeve të Rusisë në lidhje me madhësinë dhe fuqinë e armës është vënë në dyshim nga analistët e mbrojtjes amerikane.

Për më shumë ndiqeni videon më poshtë.

VIDEO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu