Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka reaguar këtë mëngjes teksa armëpushimi i arritur prej tij mes Izraelit dhe Iranit duket se po bëhet më i brishtë.
Trump ishte kritik ndaj të dyja palëve, por përdori gjuhë më të ashpër ndaj Izraelit.
Ai tha në platformën e tij Truth Social se vendi nuk duhet të kryejë sulme.
Presidenti i SHBA-së shkruan: “Izrael. Mos i hidh ato bomba. Nëse e bën, është një shkelje e madhe. Sillni pilotët tuaj në shtëpi, tani!”
“Kemi dy vende që kanë luftuar kaq shumë dhe për kaq kohë sa nuk e dinë çfarë po bëjnë”, tha Trump për Izraelin dhe Iranin, të cilët i akuzoi për shkelje të armëpushimit që shpalli mes tyre.
Presidenti pohoi se nuk besonte që armëpushimi ishte shkelur. Por tha se ishte i pakënaqur në veçanti me Izraelin, i cili tha se e shkeli shpejt armëpushimin.
“Izraeli, sapo arritëm marrëveshjen, doli dhe hodhi një ngarkesë bombash, të tilla që nuk i kam parë kurrë më pare”, tha ai ndërsa u nis nga Uashingtoni për në një samit të NATO-s në Holandë.
“Ngarkesa më e madhe që kemi parë ndonjëherë”.
“Nuk jam i kënaqur me Izraelin. Nuk jam i kënaqur as me Iranin”, tha ai.