“Presidenti amerikan, Donald Trump, do ta vizitojë Greqinë këtë verë”, deklaroi dje ambasadorja amerikane në Athinë, Kimberly Guilfoyle.
“Ende nuk e dimë datën e saktë, shumë gjëra po ndodhin, por ai do të vijë në Greqi”, tha ajo, siç raportoi “Politico” i Brukselit. Megjithatë kjo vizitë nuk dihet se a do të përfshij edhe shtete tjera të Ballkanit Perëndimor.
Sipas ambasadores Guilfoyle, në rajon do të qëndrojnë edhe sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, dhe Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, por që deri më tani siç tha ajo do ta vizitojnë Athinën.
Kimberly Guilfoyle ishte e martuar me guvernatorin demokrat të Kalifornisë, Gavin Newsom, pas së cilës u martua me djalin e Trumpit, Donald Trump Jr., sipas “Politico”.(INA)










