Trupa të KFOR-it hyjnë në Maqedoni

Një konvoj i madh i trupave të KFOR-it para një ore kanë hyrë në Maqedoni përmes vendkalimit kufitar Bllacë, informon INA.

Sipas raportuesit të INA, bëhet fjalë për trupa të KFOR-it italian që me mjete transportuese dhe armatime kanë hyrë në territorin e Maqedonisë përmes këtij vendkalimi.

Nuk dihet se cili është qëllimi i hyrjes së këtyre trupave dhe se a bëhet fjalë për ndonjë stërvitje apo destinacioni i tyre do të jetë baza logjistike e KFOR-it në afërsi të aeroportit Petrovec në Shkup. (INA)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu