Trupi i femrës reagon pas abortit, ja çfarë ndodh

Ndryshimet që i ndodhin gruas pas këtij abordit janë të vështira si mendërisht ashtu edhe fizikisht.

Sipas mjekëve ndryshimet e trupit të gruas pas abortit janë të pashmangshme dhe ja cilat janë më të zakonshmet:

Rrahje më të shpeshta zemre:

Ndryshimet në organin më kryesor të trupit mund të vijnë si shkak i depresionit dhe ndryshimeve të papritshme të trupit.

Mpiksje gjaku:

Disa femra nuk kanë fare gjakderdhje për 1-2 javë pas abortit. Por gjak i mpiksur mund t’i dalë nga organi gjenital në çdo kohë.

Dhimbje barku:

Eshtë një nga simtpomat më të zakonshme tek femrat që abortojnë.

Dhimbje kurrizi:

Edhe këto lloj dhimbjesh, përfshirë dhe zonën e legenit janë të pashmangshme madje shumë të forta.

Dhimbje gjatë marrëdhënieve seksuale:

Qafa e mitrës nuk rikuperohet për të paktën 3 javë pas abortit, prandaj marrëdhëniet seksuale gjatë kësaj periudhe janë gjithnjë të pranishme.

Kapsllëk:

Kur ndërprisni shtatzaninë, ju humbisni gjak. Prandaj në këto raste mjeku rekomandon tableta me bazë hekuri që të zëvëndësoni gjakun e humbur. Këto medikamente shkaktojnë kapsllëk.

Shkarkime të pazakonta pas abortit:

Ndryshimet fizike në trup pas abortit janë të shumta. Mund të keni shkarkime në ngjyrë kafe, apo shkarkime të tjera të pazakonta nga vagina të cilat ndodhin për pastrimin e trupit nga indet e mbetura nga aborti.

Zakonisht këto shkarkime janë me erë.

Fryrje stomaku: Ndryshimet hormonale do të shkaktojnë fryrje dhe parehati në stomak.

Periodat: Pas abortit, trupi do t’i rikthehet normalitetit të tij. Cikli menstrual mund të fillojë brenda 4-8 javësh.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu