Trupi i Artan Lames vjen të shtunën në Shqipëri, mesazhi prekës i bashkëshortes dhe mamasë së ti

Luftoi deri në fund, por zemra e Artan Lames pushoi së rrahuri përfundimisht këtë të premte pasi qëndroi në koma cerebrale, si pasojë e një operacioni të vështirë që kreu.

Lajmin e trishtë e konfirmuan bashkëshortja Mirela dhe e ëma e tij.

Recently Spotted Asteroid Set for Near Miss With Earth
Keep Watching

Recently Spotted Asteroid Set for Near Miss With Earth
Keep Watching

“Unë jam Tani dhe do jem përgjithmonë! Të dua përjetësisht zemërbardhi im”, shkroi Mirela Lame në Facebook.

Ndërkohë mamaja e tij tha se ky moment i mallkuar që erdhi i shoi atë shpresë që iu ngjall dje.

“Shpresoja sepse më premtoi që do kthehej. “Nuk e kam mendjen te e nesërmja (që do operohej) jam mirë, jam i qetë, por po përqendrohem te Muzeu.” Edhe nga gjumi ta zgjoje për Muzeun fliste. Kur Tanin të ma sjellin këtu do t’ju bëjmë të ditur procedurat e mëtejshme”, shkroi Diana Lame në Facebook.

Trupi i pajetë i tij pritet të mbërrijë të shtunën në Shqipëri. Arkmorti do të niset sot nga Gjermania në rrugë tokësore.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu