“T’ua marrim pasuritë oligarkëve”, bashkëpunëtori i Putinit del me propozimin e fortë

Lufta në Ukrainë, e cila ka nisur që në shkurt të këtij viti, ka kërkuar fonde të shumta përveç humbjes së jetëve të ushtarëve që kanë krijuar mungesa në radhët e trupave të Putinit.

Për të “mbushur” buxhetin e luftës, Yevgeny Prigozhin drejtuesi i grupit të mercenarëve “Wagner” dhe njëkohësisht një nga bashkëpunëtorët e ngushtë të Putinit, ka bërë një propozim jo të zakontë.

Ai ka deklaruar se masa që duhet të merret është sekuestrimi i pasurisë së oligarkëve rusë dhe me to të financohen operacionet e ushtrisë.

“Ata janë të frikësuar. Atyre u pëlqen rehatia e tyre. Në mbrëmje duan të zhyten në një pishinë të ngrohtë dhe të kënaqen. Ata duhet ë kuptojnë se duhet të ndahen nga bota joshëse, restorantet, llixhat, pishina. Sa më shpejt, aq më mirë”, tha 61-vjeçari.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu