Turkish Airlines dhe Aeroporti i Stambollit renditen të parët në mesin e rivalëve të tyre në Evropë

Aeroporti i Stambollit dhe Turkish Airlines (THY) renditen në krye të rivalëve të tyre në Evropë sipas të dhënave të Organizatës Evropiane për Sigurinë e Fluturimeve Ajrore (EUROCONTROL). EUROCONTROL, publikoi raportin për trafikun ajror të fluturimeve të kryera mes 18-24 janar. Sipas raportit, me mesatarisht 596 fluturime ditore THY javën e kaluar la pas rivalët e saj evropianë.

Ndërkohë edhe kompania ajrore Pegasus u rendit e pesta në listë, me mesatarisht 247 fluturime në ditë. Në të njëjtin raport Aeroporti i Stambollit i cili ndodhet në pozicionin e portës së Turqisë që hapet në botë, është renditur i pari në mesin e aeroporteve në Evropë me mesatarisht 484 fluturime ditore në javën për periudhën 18-24 janar.

Aeroporti i Stambollit në krye

Aeroporti i Stambollit arriti fluturimet më të larta javore të premten më 22 janar, me 564 fluturime. Aeroporti i Stambollit ndiqet përkatësisht nga aeroportet Paris Charles De Gaulle, Amsterdam Schiphol dhe aeroporti i Frankfurtit.

Në një postim nga llogaria në median sociale të IGA (Istanbul Grand Airport) thuhet se “Në Evropë jemi të parët. Sipas të dhënave të Eurocontrol për periudhën 18-24 janar jemi aeroporti ku janë kryer më shumë fluturime të avionëve. Ju urojmë fluturime të shëndetshme dhe të sigurta“.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu