‘Türkiye’, diplomatët amerikanë bien dakord ta quajnë Turqinë ashtu siç ka kërkuar Erdogani

Departamenti Amerikan i Shtetit ka thënë se në masë të madhe do të ndalojë së shkruari fjalën Turqi dhe në vend të kësaj do ta quajë vendin Türkiye, duke rënë dakord me një kërkesë të qeverisë turke, e cila nuk do të emri të asocojë me shpendët në gjuhën angleze (turkey, gjel deti).

Në një deklaratë që njoftonte masat për të penguar financuesit e grupit të Shtetit Islamik, Departamenti i Shtetit shkroi për veprim të përbashkët midis “Shteteve të Bashkuara dhe Turqisë”, duke ia shkruar emrin “Türkiye”, transmeton Telegrafi.

“Ambasada turke kërkoi që ne ta përdorim këtë drejtshkrim në komunikimet tona”, tha zëdhënësi i departamentit të shtetit, Ned Price.

“Departamenti do të përdorë drejtshkrimin që patë sot në shumicën e konteksteve tona zyrtare diplomatike dhe dypalëshe, duke përfshirë komunikimet publike”, tha ai.

Por ai tha se termi “Turkey” nuk ishte i ndaluar “në avancimin e një mirëkuptimi më të gjerë publik” pasi “kuptohet më gjerësisht nga publiku amerikan”.

Pentagoni ka shkruar emrin Türkiye që nga një deklaratë e gushtit në lidhje me një thirrje midis shefave të mbrojtjes të aleatëve të NATO-s, dhe departamenti i shtetit ka përdorur herë pas here drejtshkrimin në mediat sociale.

Presidenti Recep Tayyip Erdoğan në vitin 2021 urdhëroi përdorimin e vazhdueshëm të Türkiye në gjuhët që përdorin shkrimin latin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu