Turma në panik nga tërmeti mbush rrugët, makina merr para 50 vjeçarin me biçikletë (VIDEO)

Një aksident automobilistik ka ndodhur në Fier, në momentin kur shumë qytetarë kishin dalë në rrugë të përfshirë nga paniku i lëkundjeve të tërmetit. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Kryqëzimi e Grecallisë.

Një 50-vjeçar ka qenë duke lëvizur me biçikletë kur është përplasur nga një mjet tip veturë duke e hedhur disa metra larg në trotuar. Makina e përfshirë në aksident është përplasur më pas me një tjetër automjet.

Sipas mjekëve i plagosuri ka marre goditje në këmbë dhe në kokë. I plagosur quhet M.Selimi, banues në Fermë të Fierit. Aktualisht është nën mbikëqyrjen e mjekëve.

VIDEO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu