Turqia dhe SHBA-të vazhdojnë patrullimet e përbashkëta në Munbixh

Turqia dhe SHBA-të do të fillojnë “patrullat e përbashkëta” në Munbixh të Sirisë për të stabilizuar rajonin nën udhërrëfyesin që përqendrohet në tërheqjen e grupit terrorist YPG që lidhet me PKK-në, tha sot ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun e tij serb, Ivica Daçiq, në Turqi, Çavuşoğlu tha se “Edhe pse ka pak ditë vonese në kalendar, procesi vazhdon pa probleme, tani po hyjmë në periudhën e përbashkët të patrullimit”.

Ai shtoi se nuk ka “ndërprerje” në përpjekjet ushtarake që zhvillohen me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Turqia dhe SHBA-të janë duke kaluar marrëdhënie të ashpra pasi Uashingtoni vendosi sanksione ndaj dy ministrave turq, që kur pastori amerikan Andrew Brunson, i cili përballet me akuza të terrorizmit në Turqi, nuk u lirua.

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, tha se vendi i tij asnjëherë nuk do të marrë pjesë brenda një koalicioni që do të punojë kundër Turqisë.

Daçiq dhe ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, pas hapjes së Konsullatës së Nderit të Serbisë në Antalya, zhvilluan një konferencë të përbashkët shtypi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu