Turqia dhe Sllovenia duhet të ndërmarrin hapa të përbashkët në fushën e mbrojtjes

Presidenti slloven Borut Pahor vlerësoi të mërkurën në Ankara rolin ndërmjetësues të Turqisë ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës në zbutjen e tensioneve në rajon.

“Nëse kjo luftë zgjat më shumë se sa pritej, tensionet mund të transferohen në jug në Ballkanin Perëndimor,” tha Pahor në një konferencë të përbashkët shtypi me homologun e tij turk, Recep Tayyip Erdogan.

Duke folur për marrëdhëniet e mira mes Sllovenisë dhe Turqisë, Pahor theksoi se shumica dërrmuese e sllovenëve e vlerësojnë pozitivisht bashkëpunimin me Turqinë.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan përshëndeti partneritetin strategjik midis Turqisë dhe Sllovenisë të krijuar në vitin 2011

Besoj se solidariteti ynë, i cili është zhvilluar në bazë të miqësisë, aleancës dhe partneritetit strategjik, do të bëhet më i fortë në të gjitha fushat, përfshirë procesin e bashkimit të Turqisë në Bashkimin Evropian”, tha Erdogan në një konferencë për shtyp.

Erdogan tha pas takimit se “marrëdhëniet miqësore dhe bashkëpunimi midis Turqisë dhe Sllovenisë japin një kontribut të madh për paqen dhe stabilitetin rajonal”.

Ai kujtoi se pas grushtit të shtetit të dështuar në vitin 2016 në Turqi, presidenti i Sllovenisë ishte kreu i parë i një shteti anëtar të BE-së që vizitoi Ankaranë në shenjë solidariteti. Ai shtoi se Ankaraja dhe Lubjana kanë potencial për të rritur bashkëpunimin në fushën e ekonomisë dhe tregtisë.

Si aleatë të NATO-s, Turqia dhe Sllovenia duhet të ndërmarrin hapa të përbashkët, veçanërisht në fushën e mbrojtjes”, tha Erdogan.

Erdogan tha se vëllimi i tregtisë dypalëshe midis Turqisë dhe Sllovenisë arriti në 2.3 miliardë dollarë në vitin 2021

“Qëllimi ynë është të rrisim këtë shifër, e cila ende nuk pasqyron plotësisht potencialin tonë real”, tha Erdogan.

Para konferencës për shtyp, liderët e Turqisë dhe Sllovenisë morën pjesë në nënshkrimin e marrëveshjeve dypalëshe në fushën e shkencës dhe teknologjisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu