Turqia dhe Ukraina konkretizojnë marrëveshjet për dronët e armatosura

Turqia dhe Ukraina kanë nënshkruar një sërë marrëveshjesh në fushën e prodhimit dhe transferimit të teknologjisë për dronët e armatosura. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës, marrëveshjet u nënshkruan si pjesë e një vizite nga delegacioni turk i kryesuar nga Ismail Demir, kreu i Departamentit të Industrisë së Mbrojtjes së Turqisë.

Ministri ukrainas i Mbrojtjes Andriy Taran, vlerësimet e të cilit u përfshinë në deklaratë, tha se këto projekte synojnë forcimin e marinës ukrainase për të përmirësuar sigurinë në Detin e Zi dhe Detin Azak. Duke vënë në dukje se Presidenti ukrainas Vladimir Zelenskiy shpreson që falë teknologjive dhe investimeve turke, industria ukrainase e mbrojtjes do të marrë një shtysë Taran rikujtoi se këto janë marrëveshjet e para konkrete nën marrëveshjen e nënshkruar kohët e fundit nga qeveritë ukrainase dhe turke.

Ndërkaq Demir theksoi se Turqia dhe Ukraina kanë shumë fusha të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, ndërsa tha se kalimi i shpejtë nga marrëveshjet në ndërveprimin praktik do të jetë i dobishëm për të dy palët. Bëhet e ditur se Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ka nënshkruar marrëveshje të drejtpërdrejta ekonomike me një vend tjetër për herë të parë në fushën e mbrojtjes.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu