Turqia me gjuhë lufte ndaj SHBA-së: S’ju pyesim juve

Arrestimi i tre nëpunësve të Ambasadës Amerikane në Ankara ka tensionuar mjaft marrëdhëniet mes shteteve, të cilat tashmë kanë pezulluar edhe dhënien e vizave ndaj qytetarëve respektivë.

Në njoftimin e saj, ambasada e SHBA-ve në Ankara theksoi se ishte detyruar të pezullonte dhënien e vizave pasi arrestimi i nëpunësve të saj i kishte detyruar që të shkurtonin stafin, ndërsa pjesa tjetër ndodhej nën një situatë pasigurie, transmeton Albeu.com.

Përgjigja e Turqisë është 3 orë pas vendimit të ambasadës. Ministria e Jashtme e Turqisë njoftoi pezullimin e vizave të qytetarëve të SHBA-së që duan të hyjnë në Turqi.

Ndërkohë sot, kryeministri i Turqisë Binali Yildirim hodhi akuza të rënda ndaj SHBA-ve duke thënë se nuk pyesnin ata se çfarë bënin në shtetin e tyre.

“Këtu ka shtet ligjor, nëse ka kryer një faj atëherë do të dënohet. S’do t’ju pyesim juve se çfarë bëjmë ne shtetin tonë”., -tha ai.

Situata mes shteteve është e tensionuar në prag të operacionit të ushtrisë turke që parashikon hyrjen në Siri pas një marrëveshjeje me Rusinë dhe Iranin. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu