Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, ka paralajmëruar Greqinë se zgjerimi i saj territorial në detin Jon është ‘thirrje për luftë’.
“Ata nuk mund ta zgjasin atë në 12 milje. Vendimi i marrë nga Asambleja jonë vite më parë është i vlefshëm. Kjo mund të shkaktojë luftë”, tha Mevlut Cavusoglu, transmeton arbresh.
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis tha se qeveria po planifikon të paraqesë një projekt-ligj për të dyfishuar ujërat territoriale të Greqisë në Detin Jon, përballë Italisë, njoftoi e përditshmja greke Ekathimerini.
Në mesin e viteve 1990, Greqia kishte provuar në mënyrë të ngjashme të zgjaste ujërat e saj territoriale në Detin Egje në 12 milje, por hodhi poshtë planin pasi Turqia deklaroi një lëvizje të tillë do të shkaktonte luftë. /yenisafak/arbresh