Turqia ka eksportuar 2 mijë respiratorë gjatë pandemisë COVID-19

Shumë vende u përballën me vështirësi në sigurimin e mjaftueshëm të respiratorëve, por Turqia ishte në gjendje të prodhojë dhe madje edhe t’i eksportojë ato.

Ministri turk i Teknologjisë dhe Industrisë, Mustafa Varank, ka bërë të ditur se gjatë mungesës së pajisjeve mjekësore në shumë vende të botën në mes të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), Turqia ka arritur të prodhojë dhe eksportojë rreth 2 mijë respiratorë për shpëtimin e jetëve në të gjithë globin, përfshirë 1.500 në Brazil, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një takim online mbi projektin e vaksinave dhe ilaçeve kundër COVID-19, Varank tha se Turqia po ashtu zhvilloi metoda për të prodhuar dy ilaçe të ndryshme të cilat i ka importuar më parë.

Me vështirësi në frymëmarrje, si shenjë dalluese e koronavirusit, repsiratorët kanë qenë një nevojë kritike mes pandemisë globale.

Shumë vende u përballën me vështirësi në sigurimin e mjaftueshëm të respiratorëve, por Turqia ishte në gjendje të prodhojë dhe madje edhe t’i eksportojë ato.

Varank po ashtu tha se Këshilli i Hulumtimeve Shkencore dhe Teknologjike i Turqisë (TUBITAK) dhe një kompani fillestare po punojnë në një produkt antitrup për të luftuar virusin.

Pasi për herë të parë u shfaq dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpërthimin e ka shpallur pandemi globale.

Sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins me qendër në SHBA, nga rreth 7 milionë persona të infektuar në mbarën botën COVID-19 ka vrarë mbi 403 mijë dhe rreth 3.1 milionë janë shëruar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu