Pas zbulimeve të fundit të gazit në Detin e Zi, Turqia duket se ka arritur në fushën më të madhe të gazit në rajon deri më sot. Turqia ka gjetur rezerva të reja gazi në Detin e Zi, ndonëse sasia nuk është bërë e ditur, burimi ka thënë se ajo është e madhe dhe se mund ta ngrejë Turqinë në ligën më të lartë për sa i përket rezervave të gazit natyror, transmeton InfoShqip.
Anijet turke të studimit sizmik zbuluan rezerva prej 540 miliardë m3 në Detin e Zi vitin e kaluar. Kompania shtetërore turke e naftës TPAO po punon aktualisht për të ndërtuar një tubacion për të transportuar gaz nga puset e sapo zbuluara në kontinent.
Turqia ka përshpejtuar aktivitetet e kërkimit të naftës dhe gazit në brigjet e saj vitet e fundit. Aktivitetet e saj në Mesdheun Lindor kanë ndezur tensione me vende të tilla si Greqia dhe Qiproja, të cilat mohojnë të drejtën e Turqisë për të shpuar dhe eksploruar në rajon.
Ankaraja aktualisht importon rreth 50 miliardë metra kub gaz në vit. Zyrtarët presin që prodhimi vendas të rrisë kërkesën kombëtare për gaz me 60%, deri në 80 miliardë metra kub në vit deri në vitin 2030./InfoShqip.com









