Turqia kundërshton, Stoltenberg: Suedia dhe Finlanda do të anëtarësohen në NATO

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha se ai pret që Suedia dhe Finlanda të bëhen zyrtarisht anëtarë të NATO-s në vitin 2023.

Në një intervistë me DPA gjermane të botuar të hënën, Stoltenberg tha se nuk e di datën e saktë, por se ai ishte “absolutisht i sigurt se procesi i ratifikimit do të finalizohet në kohën e duhur”.

Stoltenberg vazhdoi duke shtuar se ai nuk beson se Turqia do të vazhdojë të bllokojë rrugën e Suedisë dhe Finlandës drejt anëtarësimit pasi ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu kritikoi të dy kombet se nuk kanë bërë më shumë për ekstradimin e terroristëve të dyshuar në Turqi.

Kujtojmë se javën e kaluar, gjykata e Lartë e Suedisë ka refuzuar kërkesën e Turqisë për ekstradimin e gazetarit turk, me arsyetimin se nëse kjo gjë realizohej, ky i fundit ishte në rrezik për jetën. Kjo ka sjellë edhe reagimin e presidentit turk ,Erdogan i cili tha se një sjellje e tillë nga Suedia nuk ishte aspak serioze.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu