Turqia, me dialog por pa ekuivok: Të respektohen të drejtat tona në Mesdheun lindor

Këshilli i Sigurimit Kombëtar të Turqisë ka thënë se nuk ka devijime në mbrojtjen e interesave të popullit turk në tokë, në det ose në ajër, duke komentuar zhvillimet e fundit në Mesdheun lindor.

Turqia është në favor të dialogut në çdo platformë në lidhje me shpërndarjen e drejtë të burimeve natyrore në rajon,” thuhet në një deklaratë e lëshuar pas një takimi të Këshillit, kryesuar nga Presidenti Rexhep Tajip Erdogan.

Shtohet se Turqia u bën thirrje Bashkimit Evropian dhe organizatave të tjera të “respektojnë të drejtat dhe interesat e Turqisë dhe Republikës Turke të Qipros Veriore në Mesdheun lindor”.

Turqia u bën thirrje vendeve që shkelin ligjin ndërkombëtar të veprojnë me maturi, veçanërisht në lidhje me çmilitarizimin e ishullit,” tha Këshilli i Sigurimit Kombëtar.

“Paqja dhe prosperiteti në Siri dhe Libi”

“Turqia, e cila ka qenë gjithmonë në anën e ligjit dhe drejtësisë në çdo konflikt rajonal dhe global, ka marrë gjithashtu pozicionet dhe veprimet e saj në Mesdheun lindor të udhëhequr nga të njëjtat parime,” tha deklarata.

U tha gjithashtu se Turqia do të vazhdojë të bëjë përpjekjet e nevojshme për të vendosur paqen dhe sigurinë në Siri.

Turqia do të mbajë pozicionin e saj për të siguruar paqen dhe prosperitetin në Siri dhe Libi, ku mbron luftën kundër terrorizmit dhe vendosjen e stabilitetit,” tha deklarata.

Turqia i bën thirrje bashkësisë ndërkombëtare të ndërmarrë hapat e nevojshëm kundër organizatave terroriste që uzurpojnë lirinë dhe burimet e vendeve dhe popujve të shtypur.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu