Turqia merr komandën e forcës kryesore të NATO-s në 2021

NATO-ja ka bërë të ditur se Turqia nga 1 janari i vitit 2021 do të marrë komandën e forcës së gatishmërisë së lartë të Aleancës.

“Ushtria turke të premten do të marrë drejtimin e Task-Forcës së Përbashkët të Gatishmërisë së Lartë (VJTF), duke vendosur mijëra ushtarë në gatishmëri. Turqia merr përsipër këtë forcë nga Polonia, e cila siguroi thelbin e forcës në vitin 2020”, thuhet në njoftimin e NATO-s.

Në VJTF-ja, e cila është pjesë e Forcës së Reagimit të NATO-s, do të shërbejnë afërsisht 4.200 trupa nën komandën e Brigadës së 66-të të Këmbësorisë së Turqisë dhe gjithsej 6.400 ushtarë, përfshirë njësi nga Shqipëria, Hungaria, Italia, Letonia, Mali i Zi, Polonia, Rumania, Sllovakia, Spanja, Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA-ja.

Më tej, NATO-ja theksoi “investimet thelbësore” të Turqisë për njësinë e Aleancës…, “veçanërisht në planifikimin e saj të kërkesave logjistike dhe municionit”.

“Modelet më të fundit të automjeteve turke të armatosura dhe raketave antitank janë caktuar për forcën”, shtoi NATO-ja.

VJTF-ja u themelua më 2014 në një samit të NATO-s në Britani si përgjigje e ndryshimit të mjedisit të sigurisë, të tilla si aktivitetet destabilizuese të Rusisë në Ukrainë dhe trazirat në Lindje të Mesme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu