Turqia mision të ri për anijen ‘Oruç Reis’, kërkime deri më 29 nëntor në Mesdhe. Greqia: Sjellje provokative, tërhiqeni

Turqia ka ngarkuar me një mision të ri anijen Oruç Reis nga sot deri në mesnatën e 29 nëntorit për kërkime në detin lindor të saj mes Greqisë e Qipros në Mesdhe. Greqia ka reaguar menjëherë për këtë lajm të ri duke e cilësuar provokim pasi Turqia po bën kërkime sipas tyre në shelfin kontinental të Mesdheut Lindor dhe po shkel ligjin ndërkombëtar për detin.

Sipas Greqisë, Turqia fatkeqësisht nuk dëgjon apelin e BE dhe të ndërkombëtarëve në një kohë kur qeveria e cilëson prioritet hapjen e negociatave me unionin. Greqia i kërkon Turqisë të tërheqë anijen nga ky mision i ri kërkimor i paligjshëm.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu