Ushtria turke ka shkruar mesazhe për Kosovën në raketat që po i përdorë për të sulmuar qyetin sirian Afrin.
Turqia është përkujdesur që të shfaq mirënjohje ndaj Kosovës”>Kosovës në këtë rast, me theks të veçantë qytetit të Prizrenit, ku edhe jetojnë pjesa dërmuese e minoritet turk në Kosovë, shkruan Gazeta Metro.
Në raketë shihen të shkruar emri i Kosovës”>Kosovës dhe ai i Prizrenit.
Kujtojmë që para këtij falenderimi që Turqia i bëri shtetit të Kosovës”>Kosovës, ishte vendi ynë ai që u lut për Turqinë.
Në organizim të Bashkësisë Islame të Kosovës”>Kosovës dhe Kryesisë së Çështjeve Fetare të Republikës së Turqisë (Diyanet), në xhaminë Sinan Pasha në Prizren, u mbajt “lutja e fitores” në mbështetje të ushtarëve që marrin pjesë në operacionin “Dega e Ullirit”.
Qytetarë të Prizrenit, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, si dhe ushtarët turq në Kosovë, pas leximit të Kur’anit ishin lutur për ushtarët që të arrijnë fitore në operacionin e nisur nga Forcat e Armatosura Turke.










