Turqia paralajmëron Greqinë: Jo aventura në emër të të tjerëve

Duke vënë në dukje provokimet e vazhdueshme të Greqisë, Ankaraja zyrtare paralajmëroi të hënën Athinën që të mos përfshihet në aventura në emër të të tjerëve, sepse në të kundërtën do të ketë pasojat.

“Ndërsa ne përpiqemi të respektojmë të drejtat tona të fqinjësisë në të dy anët e detit Egje, Greqia vazhdon me provokimet. Nëse filloni një aventurë në emër të të tjerëve, do të vuani pasojat edhe sot si në të kaluarën”, tha ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu.

Ministri i Jashtëm turk i bëri thirrje Greqisë që të mos jetë “mjet” i të tjerëve dhe të ndalojë provokimet e saj.

Turqia, një anëtare e NATO-s për më shumë se 70 vjet, është ankuar për provokimet dhe retorikën e përsëritur të Greqisë në rajon gjatë muajve të fundit, duke thënë se lëvizje të tilla po pengojnë përpjekjet me mirëbesim për paqen.

Duke e përcaktuar diplomacinë turke si “sipërmarrëse dhe humanitare”, Cavusoglu tha se vendi i tij mbron të drejtat dhe interesat e tij në të gjitha platformat.

Duke thënë se Turqia është gjithmonë në roje kundër “syve të këqij dhe planeve dashakeqe”, Cavusoglu vuri në dukje se siguria e vendit është në “duart e sigurta të ushtrisë heroike, industrisë së mbrojtjes dhe satelitëve të dërguar në hapësirë”.

“Ne kemi projekte që do të kontribuojnë për paqen dhe prosperitetin jo vetëm në rajonin tonë, por edhe në nivel global”, shtoi kreu i diplomacisë turke.

Duke folur për rolin ndërmjetësues të vendit të tij, Cavusoglu tha se Turqia “vjen në mendje kur kërkon zgjidhje për krizat nga Ballkani në Lindjen e Mesme, nga Kaukazi në Azinë Qendrore dhe nga Afrika në Amerikën Latine”. /tesheshi.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu