Turqia ka dalë publikisht me një raketë të re balistike ndërkontinentale të quajtur “Yildirimhan”, e cila u shfaq për herë të parë në panairin SAHA 2026 në Stamboll. Ky prezantim shihet si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të kapaciteteve ushtarake të vendit për goditje në distanca të mëdha.
Sipas informacioneve të publikuara, raketa është prodhim i Qendrës së Kërkimit dhe Zhvillimit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe mund të arrijë shpejtësi shumë të larta, deri në Mach 25, që përkthehet rreth 8.5 kilometra në sekondë. Ajo gjithashtu ka një rreze veprimi deri në 6,000 kilometra.
“Yildirimhan” funksionon me tetoksid azoti të lëngshëm dhe është e pajisur me katër motorë. Këto veçori e bëjnë atë një nga sistemet më moderne raketore që Turqia ka zhvilluar deri tani.
Raketa u prezantua në kuadër të ekspozitës ndërkombëtare të mbrojtjes dhe hapësirës ajrore SAHA 2026, ku kompanitë dhe institucionet turke prezantojnë zhvillimet më të fundit në teknologjinë ushtarake, përfshirë mbrojtjen ajrore, dronët, aviacionin dhe sektorin hapësinor.










