Turqia realizon eksportet e para të “dronëve kamikaze”

Turqia ka eksportuar dronët e saj autonomë sul mues Kargu, të njohur gjithashtu si dronë kamikaze, prodhuar nga kompania turke e mbrojtjes STM për herë të parë.

Pas negociatave të nivelit të lartë, është nënshkruar kontrata e parë për eksportet e dronëve Kargu, tha STM në një deklaratë.

Sipas kontratës, dorëzimi i dronëve Kargu do të përfundojë në vitin 2021”, tha kompania. Vendi i destinacionit për eksportet e dronëve nuk është njoftuar ende.

Ismail Demir, kreu i Presidencës së Industrive të Mbrojtjes të Turqisë, tha në Twitter se me aftësitë e saj të përparuara, industria turke e mbrojtjes vazhdon të hapet në botë.

Me aftësitë e tij të avancuar të vizionit, Kargu mund të funksionojë si një platformë e vetme dhe si pjesë e tufës deri në 20 platforma, siç është testuar në ushtrimet që filluan të kryheshin më 2019.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu