Turqia sfidon Europën! Erdogan prezanton makinën që kap 100 km/h për 4.1 sekonda, tronditet industria automobilistike

Industria automobilistike turke ka hedhur në treg modelin më të ri elektrik, Togg T10F, një sedan që i shtohet SUV-it T10X. Prezantimi u bë pas panairit ndërkombëtar IAA Mobility 2025 në Mynih, ndërsa i pari që e testoi makinën ishte presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, me një udhëtim simbolik pranë pallatit Dolma Bahçe në Stamboll.

Togg T10F vjen me deri në 435 kuaj fuqi, autonomi nga 335 deri në 610 kilometra dhe përshpejtim nga 0 në 100 km/h për vetëm 4,1 sekonda. Si T10F ashtu edhe SUV-i T10X kanë marrë 5 yje në testet e sigurisë Euro NCAP.

Erdogan ka qenë gjithashtu i pari që mori në dorë T10X në vitin 2023, duke e mbështetur fort projektin Togg. Konsorciumi që prodhon makinat përfshin kompani si BMC, Zorlu Holding, Anadolu Group, Turkcell dhe Unionin e Dhomave të Turqisë (TOBB). Qeveria turke ka ofruar lehtësira fiskale dhe tokë falas për ndërtimin e fabrikës në Bursë.

Kompania synon zgjerim në tregun europian, duke nisur nga Gjermania, vendi me komunitetin më të madh turk jashtë Turqisë dhe më pas Franca e Italia.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu