Turqia s’quhet më Turqi, po si?

Turqia nga sot në Kombet e Bashkuara do të njihet si Turkiye, pasi organizata botërore miratoi kërkesën zyrtare të Ankarasë.

Disa organizatave ndërkombëtare do t’u kërkohet të ndryshojnë emrin e vendit si pjesë e një nisme të nisur vitin e kaluar nga presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, raporton BBC.

Emri Turkiye “përfaqëson dhe shpreh kulturën, qytetërimin dhe vlerat e kombit turk në mënyrën më të mirë të mundshme”, tha Erdogan në dhjetor të vitit të kaluar.

OKB thotë se ndryshoi emrin e vendit sapo mori një kërkesë zyrtare këtë javë.

Shumica e turqve tashmë e njohin vendin e tyre si Turkiye. Sidoqoftë, forma angleze e Turqisë përdoret gjerësisht, duke përfshirë edhe vetë vendin.

Në dhjetor, televizioni shtetëror TRT citoi konotacione “të papëlqyeshme” të emrit Turqi në anglisht, duke thënë se ai ose i referohej “një zog të madh vendas në Amerikën e Veriut” ose “kur diçka shkon keq”.

Turqia në anglisht do të thotë gjeldeti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu