Turqia ofron mundësi të konsiderueshme për investitorët që kërkojnë strehë të re dhe të sigurt, ndërsa vendi nisi mobilizim në fushën e ekonomisë dhe drejtësisë për t’u bërë qendër tërheqëse për investime, tha ministri i Thesarit dhe Financave të Turqisë, Lytfi Elvan. Turqia do të zbatojë me vendosmëri reformat që do ta bëjnë të ardhmen të parashikueshme për investitorët, tha Elvan në Forumin Ndërkombëtar të Investimeve.
Forumi pesë-ditor virtual, që filloi të hënën, organizohet nga Shoqata Ndërkombëtare e Investitorëve. Turqia ka zhvilluar mirë prodhimin, si dhe infrastrukturën e kërkimit dhe zhvillimit dhe industria turke është në gjendje të prodhojë pothuajse çdo produkt, theksoi më tej Elvan.
“Në industrinë e prodhimit, kemi një infrastrukturë furnizuese që funksionon në mënyrë të përsosur dhe shpejt mund t’i përshtatet ndryshimit të kushteve“, nënvizoi ai. Në Turqi, me atmosferën e saj dinamike çdo ditë po bëhet më e fortë, veçanërisht në industrinë fintech, bioteknologjisë dhe industrinë e lojërave, theksoi ai. Shumëllojshmëria e lehtësive logjistike, stimujve dhe veçanërisht fuqisë punëtore dinamike dhe të kualifikuar rrisin fitimet dhe produktivitetin e të gjithë sipërmarrësve që investojnë në Turqi, shtoi ai.
Ai gjithashtu tha se administrata e ekonomisë u fokusua në qëndrueshmërinë makroekonomike, financiare dhe stabilitetin e çmimeve.
“Do të zgjidhim çdo problem në një mënyrë transparente, të përgjegjshme, racionale dhe të parashikueshme sipas rregullave të ekonomisë së tregut”, theksoi ai, duke shtuar: “Jemi shumë të vendosur për të luftuar kundër inflacionit dhe Banka Qendrore ka të gjitha llojet e pavarësisë së instrumenteve“. Duke prekur kushtet e pandemisë, ai tha se zinxhirët globalë të furnizimit kanë ndryshuar me disa kompani multinacionale që shohin disavantazhe në varësi të një furnizuesi të vetëm në këtë proces. “Në periudhën e ardhshme, lokacionet e reja të prodhimit me siguri do të shfaqen dhe Turqia ofron mundësi të konsiderueshme për investitorët që kërkojnë një strehë të re dhe të sigurt“, theksoi ai.









