Turqia zbulon rezerva të reja gazi në Detin e Zi, Erdogan i ekzaltuar jep lajmin e madh

Zbulimi i 405 miliardë metra kub gaz në Detin e Zi u bë publik nga Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, duke theksuar se ai është burimi më të madh i gazit natyror që Turqia ka identifikuar në historinë e saj në Detin e Zi.

Ndërsa ka vizituar platformën e shpimit, Erdogan u tha punëtorëve:

Ne i kemi dhënë kombit tonë lajmin e mirë që ka pritur për vite me radhë, si rezultat i punës suaj të zellshme dhe të suksesshme.

Në gusht, Rexhep Tajip Erdogan tha se pajisja e shpimit Fatih kishte identifikuar rreth 320 miliardë metra kub gaz, më e madhja në historinë turke.

Disa muaj më parë, Ministri turk i Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Fatih Donmez tregoi se autoritetet turke mund të kërkojnë një tender ndërkombëtar për të ndërtuar një tubacion gazi për të transportuar gaz në bregdet.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu