Turqia zhvillon turizmin hallall, hotel pa pijetore dhe vende ku femrat muslimane mund të jenë të lira me veshjet e tyre

Kur Muhamed al-Sanee dhe gruaja e tij po planifikonin pushimet e tyre verore, ata kërkun një destinacion që mund të përqafonte edhe mënyrën e tyre të jetesës.

Pas shumë kërkimeve nëpër faqet online, çift i ri musliman vendosi në një destinacion shumë të njohur për arabët nga Gjiri.

“Turqia ishte zgjedhja e parë dhe e fundit”, tha 32 vjeçarja nga Kuvajti. “Doja një hotel që do t’u shërbente nevojave të familjes sime, që kishte objekt për abdes, një dhomë lutje dhe që nuk kishte pijetore”.

Deri në fund të viteve 1990, tregu i udhëtimeve ishte dominuar nga agjenci të ndryshme të specializuara në pelegrinazhet nëpër qytetet e shenjta myslimane të Mekës dhe Medinës.

Por në vitete e fundit, shumë hotele kanë filluar të ofrojnë “pushime hallall” në vende të tilla si Turqia, pasi ata po përpiqen që të fusin në treg të vogël por në rritje të myslimanëve nga Azia, Lindja e Mesme dhe komunitetet myslimane në Perëndim.

Turqia tashmë po ofron pushime edhe për myslimanët e devotshëm.

“Unë thjesht doja një vend ku gruaja ime, e cila mban të veshur burka, të mund të udhëtonte lirshëm, pa tërhequr vëemendjen e të tjerëve”, tha al-Sanne. “Turqia është një opsion i përkryer”.

Përderisa “pushime hallall” nuk ofrojnë shumë vende, Turqia ka filluar një treg të ri që po sheh rritje të shpejtë.

Sipas një raporti vjetor të publikuar nga Thomson Reuters në bashkëpunim me DinarStandard, një strategji dhe firmë kërkimore me bazë në SHBA, vendet me shumicë myslimane shpenzuan 169 miliardë dollarë për udhëtime në 2016, duke përfaqësuar 11.8 përqind të shpenzimeve globale.

Turqia është kthyer në një destinacion ideal për udhëtarët myslimanë.

Udhëtarët nga Arabia Saudite kanë shpenzuar 20 miliardë dollarë, ndërsa Katari ishte burimi i tretë më i lartë i parashikuar për shpenzimet turistike, duke shkuar deri në 12 miliardë dollarë, ndërsa Kuvajti u rendit i pesti me 9 miliardë dollarë.

Turqia tërhoqi një numër të madh të vizitorëve nga Lindja e Mesme, me ardhjen e turistëve duke u rritur nga 2.3 milion në vitin 2012 në 3.6 milion në vitin 2015.

Përpos turistëve myslimanë nga vendet arabe, Turqia ka tërhequr edhe një numër të madh të turistëve myslimanë që jetojnë në Europë, sidomos nga Franca dhe Italia, të cilët edhe kanë përjetuar një “tmerr” në lidhje me paraqitjen në plazh me veshje myslimane.

Qindra arabë udhëtojnë në Turqi, pasi është shumë e lehtë të gjesh produkte hallall, një numër të madh klinikash që kryejnë mbjellje të flokëve, xhami dhe vende historike./AlJazeera/ Përktheu: Arbresh.info/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu