Amerikanët janë të parët që nuk u intereson një tensionim i mëtejshëm i situatës për aleatëve në NATO-s me një Rusi shumë agresive përballë.
Nisur nga kjo, ata duket se kanë marrë masa edhe në terren për uljen e tensioneve mes dy vendeve në Egje pas përplasjes së dy ditëve më parë të anijes greke nga një anije turke pranë dy ishujve të kontestuar.
Mësohet se anija USS Ross është nisur menjëherë për në zonë duke lënë portin e Vlorës pak ditë më parë me qëllim pozicionimin mes turqve dhe grekëve.
“Destrojeri amerikan USS Ross është vendosur mes anijeve tona dhe atyre turke në zonën pranë ishujve Imia”., – shkruan portali grek Militaire.gr , raporton Albeu.com.
“Turqit po ikin dhe në zonë është rikthyer qetësia”., vijon portali në fjalë.
Mëngjesi i sotëm ka nisur i qetë në ishujt e vegjël, të cilët grekët i quajnë “Imia” kurse turqit “kardak”. /albeu










