“TVSh-ja ime” pritet të rritet në 3.000 denarë nëse LSDM mbetet në pushtet, premton Kovaçevski

Qytetarët do të marrin më shumë para nga skanimi i faturave. Rimbursimi nga TVSH-ja ime do të rritet në 3000 denarë për një tremujor.

Këtë e bëri të ditur lideri i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, në manifestimin e mbrëmshëm partiak në Shtip.

“Lajm i mirë për njerëzit në Maqedoni që skanojnë llogaritë fiskale. Shuma për rimbursim të TVSH-së përmes projektit tim TVSH do të rritet në 3000 denarë për një tremujor”, tha Kovaçevski.

Por a do të ndodhë kjo nëse LSDM do mbetet në pushtet./INA/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu