Pas marrjes në pyetje të kryera nga policia federale e Flandrës Perëndimore, gjatë natës janë liruar Federica Mogherini, Stefano Sannino dhe Cesare Zegretti, të përfshirë në skandalin e dyshuar mbi fondet për të rinjtë diplomatë europianë.
Këtë e bën të ditur Prokuroria e BE-së, e cila drejton hetimet. Akuzat lidhen me mashtrim në tendera dhe korrupsion, konflikt interesi dhe shkelje të sekretit profesional, por të tre u liruan sepse “nuk konsiderohen rrezik për arratisje”, raporton ANSA.
Federica Mogherini, Stefano Sannino dhe Cesare Zegretti rezultojnë tani zyrtarisht të hetuar dhe janë informuar për akuzat që u ngarkohen.
Këtë e komunikoi Prokuroria Evropiane, duke saktësuar se pretendimet lidhen me mashtrim dhe korrupsion në tendera, konflikt interesi dhe shkelje të sekretit profesional, dhe se “të gjitha personat janë të pafajshëm derisa fajësia të provohet nga gjykatat belge kompetente”.
EPPO shton se akuzat e njoftuara përkojnë me ato që dolën dje, kur të tre u ndaluan dhe u morën në pyetje përpara se të liheshin gjatë natës, në kuadër të hetimit ende në zhvillim.










