U dënuan me burgim të përjetshëm për rrëzimin e avionit MH17, Australia i kërkon Rusisë dorëzimin e 3 autorëve

Një gjykatë holandeze ka dënuar me burgim të përjetshëm dy shtetas rusë dhe një separatist ukrainas për rrëzimin e avionit Malysian Airlines, MH17 në të cilën mbetën të vrarë 298 persona.

Australia i ka bërë thirrje Rusisë që të ekstradojë tre personat e shpallur fajtorë për rrëzimin e avionit.

“Ne i bëjmë thirrje Rusisë që të dorëzojë të dënuarit, në mënyrë që ata të përballen me dënimin e Gjykatës për krimin e tyre të tmerrshëm”, tha ministrja e Jashtme, Penny Ëong.

Rusia e dënoi vendimin si skandaloz dhe të motivuar politikisht.

Ka shumë gjasa që të tre personat të dorëzohen para drejtësisë.

Më shumë se tetë vjet pasi avioni MH17 u rrëzua nga një raketë e prodhuar nga Rusia mbi Ukrainën lindore, gjykata arriti në përfundimin të enjten se raketa ishte gjuajtur qëllimisht për të rrëzuar një aeroplan, edhe nëse objektivi kishte qenë një avion ushtarak dhe jo një aeroplan civil.

Dy rusët, Igor Girkin dhe Sergei Dubinsky, dhe ukrainasi Leonid Kharchenko, ishin të gjithë figura të larta në të ashtuquajturën Republika Popullore e Donetskut (DPR), e krijuar nga të ashtuquajturit separatistë kur shpërtheu lufta në Ukrainën lindore muaj përpara se të hidhej MH17 poshtë.

Gjykata zbuloi se Rusia kishte kontroll të përgjithshëm mbi DPR dhe se kishte prova të shumta të kontaktit me Moskën para dhe pas sulmit.

Të tre u shpallën fajtorë në mungesë për vrasje masive dhe rrëzimin e avionit. Një person i katërt që kishte përfaqësim ligjor në gjyq, Oleg Pulatov, u lirua nga të gjitha akuzat.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu