U grind me gruan dhe bëri 450 km në këmbë të qetësonte nervat, ky italian është unik

Një burrë në Itali ka zgjedhur një mënyrë aspak të zakontë për t’u qetësuar. pasi pati një zënkë me bashkëshorten e tij. Siç raportojnë mediat vendase, 48 vjeçari filloi të ecte për të qetësuar nervat në Como dhe përfundoi në… Fano.

Ai përfundoi duke përshkuar 450 kilometra në këmbë dhe u ndalua një ditë në orën dy të mëngjesit nga disa policë, të cilët po kryenin kontrolle rrugore për t’u siguruar që respektohen masat e izolimit.

Burri, i cili po ecte rrugës, u dërgua në stacionin e policisë, ku u zbulua se kishte humbur kontaktin me familjarët prej një jave.

Megjithatë, gjobës për shkeljen e rregullave të pandemisë nuk i shpëtoi dot.

Siç raportohet nga Il Resto del Carlino, kur policët e ndaluan në Gimarra (Fano), 48-vjeçari, banues në provincën e Como, ishte i kthjellët dhe e dinte se ku po shkonte, por ishte i lodhur dhe i ftohur.

Sapo arriti në stacionin e policisë, ai i tregoi policisë për “aventurën” e tij.

“Unë eca deri këtu” – deklaroi burri –, “pa përdorur asnjë mjet. Në këto ditë hëngra dhe piva sepse njerëzit që takova gjatë rrugës më ofruan ujë dhe ushqim. Jam mirë, por pak i lodhur”.

Ndërsa ai po ecte, bashkëshortja kishte shkuar në selinë e policisë Como për të raportuar zhdukjen e tij. E lajmëruar nga agjentët, ajo shkoi në Fano për të marrë burrin e saj.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu