U largua nga “Xing me Ermalin”, Mamaqi tentativë për tu rikthyer në “Portokalli”? (FOTO)

Sezoni i ri startoi, të gjitha shoë-t televizive mbaruan puntatën e parë. Kush me shumë sukses e kush me më pak, por Ermal Mamaqin se pamë gjëkundi.

Disa burime thanë së do të kthehet në “Top Channel” e disa të tjerë thanë se do të vazhdojë “Xing me Ermalin”, por këtë të fundit moderatori e mohoi duke pranuar se po i përkushtohet momentalisht kinematografisë.

Si gjithmonë aktiv në rrjetet sociale, por sëfundmi Mamaqi ka çuditur të gjithë ndjekësit me gjestin e tij.

Mbrëmjen e djeshme si shumë emisione të tjera, startoi edhe e”Portokalli” me puntatën e parë, shkruan Albeu.com.

Dhe në InstaStoryn e Ermal Mamaqit vihet re se ka ndjekur gjatë gjithë mbrëmjes “Portokallinë” duke e shoqëruar me përshkrime dhe komplimente për aktorët.

Një arsye është e qartë pasi aktori i Portokalli, Irgen Çela, është gjithashtu aktor në filmin e dytë të Ermalit.

Por mos ndoshta me gjithë këto lëvdata Mamaqi po bën disa hapa pas për tu rikthyer në Portokalli?


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu