U martova me gruan më të bukur në Turqi, thotë aktori i njohur turk

Serkan Çayoğlu aktori i njohur nga serialet turke së fundmi në një event është shfaqur pa bashkëshorten e tij, aktoren e njohur, Ozge Gurel.

Çayoğlu ka shpjeguar arsyen përse ndodhej vetëm në këtë ceremoni. Ai u shpreh se edhe atij i vinte keq që e dashura e zemrës nuk ishte pranë tij, pasi ndodhej me xhirimet e projektit të të ri.

Aktori tregoi se ditët e fundit të dhjetorit kishin qenë shumë të ngarkuara për të dhe e kishin gjetur disi të lodhur, por megjithatë shumë të lumtur që i kishte realizuar obvjektivat e vendosura në fillim të 2022.

Në fund të intervistës, 35 vjeçari deklaroi se viti 2022 kishte qenë një nga më të bukurit për të, pasi kishte kurorëzuar dashurinë tetë-vjeçare me martesë: ”Unë jam martuar me gruan më të bukur të Turqisë” u shpreh ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu