U mbajt debati i tretë i komisionit për ndryshimin e emrave të rrugëve të Tetovës

Me disa vërejtje por edhe rekomandime si për vendosje po ashtu edhe për heqje të disa propozim emrave për rrugët e Tetovës, u mbajt debati i tretë i komisionit për ndryshimin e emrave të disa rrugëve të Tetovës me banorët e këtij qyteti.

Kreu i Komisionit Argjend Veliu tha se deri tani janë dorëzuar 1040 propozime për emra të rrugëve. Ky numës sipas tij pritet të përgjysmohet në debatin e ardhshëm.

“Nëse bazohemi në kriterin e parë, besojmë që numri do të përgjysmohet nga propozimet, sepse ka shumë propozime të personaliteteve që janë ende gjallë. Pas këtij debati do mblidhet sërish grupi i punës dhe duke u bazuar në kriteret që i lexova do pastroj listën dhe një herë dhe do mbeten me siguri 300-350 emra dhe më pastaj do mbamë debatin e funditdhe do iu prezantohen sërish banorëve”, tha Argjend Veliu, Kryetar i komisionit për ndryshimin e emrave të rrugëve të Tetovës.

Reagimet më të shpeshta të banorëve kishin të bëjnë kryesisht me emrat e huaj por edhe ata të qyteteve të tjera. U kërkua nga komisioni që prioritet të jenë emrat e veprimtarëve të Tetovës.

“Nuk është e logjikshme që të marrim emra të huaj. Duhet marrë ata që vërtetë kanë kontribuar për Tetovën. Dhe të gjallët jo, sepse ende janë të gjallë, dhe mund të rëshqasin e të dalin tradhtar, a do ia ndërrojmë emrin pastaj”, tha Sulejman Mehazi,

“U nxit debati për përmendjen e qyteteve të huaj dhe emrave të jashtëm dhe dhe kjo ishte e arsyeshme. Jemi si popull në fazë tjetër të zhvillimit dhe duhet dhënë përparësi emrave lokal më shumë që kjo, të bëj që më mirë të njohim qytetin, që do ndikoj në ngritjen e vetëdijes sonë dhe krenarisë së tetovarëve”, tha Agon Memedi.

Ndryshe, në Tetovë janë të regjistruara gjithsej 297 rrugë, nga të cilat, 216 janë pa numër apo emër, ndërsa 80 të tjera, kanë nevojë për ndërrim të emrit, sepse kanë emra që nuk përkojnë aspak me realitetin multietnik dhe fetar të vendit./Alsat.mk


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu