U nisën nga Gostivari për në Gjermani, udhëtarët denoncojnë: “Autobusi pësoi defekt, që 15 orë presim në Austri”, kompania hesht

Po ktheheshin nga vendlindja drejt vendit të punës, por kanë 15 orë që kanë mbetur në Austri, transmeton TV21.

Disa udhëtarë të cilët u nisën nga Gostivari për në Gjermani, me autobus të një kompanie private, ende nuk kanë arritur në destinacionin e synuar.

Ata kanë 15 orë që po presin në Austri, për shkak se autobusi me të cilin udhëtonin, ka pësuar defekt.

“Janë djegur dy gomat e pasme. Për pak kemi shpëtuar”, thotë njëri nga udhëtarët.

TV21 kontaktoi kompaninë, por nga atje heshtje edhe pas dy telefonatave dhe disa mesazheve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu